Fitore në frymën e fundit për ‘Cityzens’ (VIDEO)
Manchester City ka arritur të marë një fitore mes vuajtjesh përball Shalke 04, shkruan Albeu.com

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për anglezët pasi kaluan në avantazh me anë të Aguero që në min e 18’.

Pas golit City mendoi se e kishte të lehtë ndeshjen përballë Shalke. Më pas gjermanët gjëtën dy herë golin në fundin e pjesës së parë duke shtangur Guardiolën me shokë.

Akoma më shumë do vështirësohej situata për aglezët pasi qendërmbrojtësi Otamendi do ta linte fushën e lojës ne min e 67’ për shkak të një kartoni të kuq të ardhur pas 2 të verdhëve.

Asgjë nuk po shkonte si duhej për djemt e Guardiolas pasi po shkonim drejt minutave të fundit. Por talenti gjerman Lory Sane nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe me anë të një goditje dënimi arriti ta çonte topin në rrjetë duke shënuar kështu ndoshta golin më të bukur të kësaj jave në Champions.

E kur të gjithë po bëheshin gati për tu kthyer në dhomat e zhveshjes një top i gjatë nga portieri Ederson në drejtim të sulmit gjeti këmbëshpejtin Sterling i cili shënoi për 2-3.

Një ndeshje e denjë për kompeticionin Uefa Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori