Fjalimi emocionues i Pogbas para finales së Botërorit (VIDEO)

Pëlqej
Mesfushori i Francës, Paul Pogba ka pasur një Kupë Bote të shkëlqyer dhe në të njëjtën kohë ka dëshmuar se kritikët e tij e kishin gabim, ndërsa fjalimi i tij energjik dhe emocionues para finales së Kupës së Botës kundër Kroacisë e ka pasur ndikimin e vet te bashkëlojtarët e tij.

Para finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë, të cilën e fituan francezët 4-2, Pogba mbajti këtë fjalim para bashkëlojtarëve:

"Nuk dua të flas shumë.

"Të gjithë e dimë ku jemi. Të gjithë e dimë çfarë duam ne. Të gjithë ne e dimë rrugën që e kaluam deri këtu. Në zemrat tona, në sytë tanë, mund ta shoh, që ne jemi të përqendruar. Djem, mos harroni, mund ta përsëris veten, por jemi vetëm 90 minuta larg një historie mahnitëse. Një ndeshje. Nuk e di sa ndeshje i kemi zhvilluar në karrierat tona, në jetën tanë. Por, këtu, e kemi një ndeshje e cila do të ndryshojë gjithçka. Do ta ndryshojë historinë.

"Janë dy ekipe dhe një kupë. Edhe për ta vlen e njëjta, edhe ata e duan kupën. Ne e humbëm një finale, e dimë këtë. Por, këtu, ende e kemi [në zemër].

"Sot, nuk do ta lejojmë një ekip tjetër të na e marrë atë që na takon. Sot, ne e shikojmë njëri-tjetrin dhe nuk do ta lejojmë ekip tjetër të na e marrë atë që është e jona.

"Dua që ne sonte ta zëmë nga një vend në kujtesën e çdo francezi dhe të fëmijëve dhe nipërve të tyre... sot, 90 minuta për të shkruar historinë.

Prandaj, po ju shikoj, nuk dua të bërtas. Dua që ta dalim në fushë si luftëtarë, si liderë. Dhe më pas, dua të shoh lot, lot gëzimi jo sot trishtimi. Lot gëzimi në fushë dhe të gjithë duke puthur njëri-tjetrin, në rregull?”.
Shtuar më 20/07/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori