Flamuri i Korsikës në fushë, sherr masiv në Nice-Bastia (FOTO-VIDEO)

Një rast i ngjashëm me incidentin në Beograd ka ndodhur në Ligue I në Francë, ku shfaqja e flamurit të Korsikës në stadiumin e Nices ka shkaktuar dhunë dhe trazira në fushë.

Në ndeshjen Nice-Bastia, portieri Riot luajti rolin e Taulant Xhakës dhe shokëve të tij duke mbrojtur flamurin e Korsikës në stadium.

Në mediat franceze rasti është quajtur i ngjashëm dhe i frymëzuar nga shqiptarët, të cilët fluturuan me një dron flamurin e tyre mbi stadiumin Partizani në Beograd.

Korsika është krahinë e Francës e cila kërkon pavarësinë prej disa vitesh. /albeu.com/




Shtuar më 19/10/2014, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori