Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Flasin pamjet: Refik Halili u godit nga një tifoz i Tiranës (VIDEO)

Pëlqej
Një ditë pas dhunës që shpërtheu në stadiumin e Shkodrës "Loro Boriçi" dalin fakte të reja rreth asaj që ndodhi mes dy tifozerive, forcave të rendit dhe donatorit të Tiranës Refik Halili.

Halili e la fushën e lojës i gjakosur në kokë pas një goditjeje të marrë dhe nëse në fillim u mendua se ishin tifozët shkodranë ata që e qëlluan, pamjet që ju sjellim më sipër tregojnë kret të kundërtën.

Gjatë momentit kur po përpiqej të qetësonte situatën mes policisë dhe tifozerisë bardheblu një send i fortë i hedhur nga një tifoz tiranas e goditi atë në kokë duke i shkaktuar edhe gjakderdhje.

Ndërkohë policia vijon hetimet rreth shkaqeve që çuan në dhunë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori