Se çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit nuk dihet. Por "biseda" mes sulmuesit të Manchester City-t, Mario Balotelli dhe portierit të Borussia Dortmund, Roman Weidenfeller, nuk ka kaluar pa u vënë re.
Gardiani i portës gjermane i ka thënë diçka italianit para se të godiste penalltinë, e cila i
dhuroi barazimin kampionëve të Anglisë.
Kurioz gjesti i SuperMarios që pas golit të realizuar bëri një gjest me dorë ndoshta për ti thënë: Fol, fol por prapë të shënova". /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2012,
ora 17:39