Lojtarët dhe stafi teknik i
Francës ka zbarkuar në
stadiumin "Air
Albania".
Pak minuta pasi nga stadiumi "Air
Albania" është larguar përfaqësuesja shqiptare, në impiant ka mbërritur kampionët e botës, për të kryer seancën e parë stërvitore në
stadiumin e ri kombëtar.
Yjet e
Francës kanë zbritur dhe pas një mbledhje të shkurtër në cepin e fushës, kanë filluar ushtrimet e zakonshme të nxehjes duke shkelur barin e gjelbër të impiantit.
Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë futbollistët si Mbappe apo Griezmann dukeshin në humor të mirë duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin.
Të dielën në orën 20:45 Shqipëria do të presë përfaqësuesen e
Francës në ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Europian 2020.
Shtuar më 16/11/2019,
ora 19:40