E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Futbolliste apo futbollist? (FOTO-VIDEO)

Update - Një rast i veçantë vjen nga futbolli i femrave në Korenë e Jugut, i cili po bën xhiron e botës. Në shënjestër ka përfunduar një sulmuese, e cila duket të jetë shumë e fortë për të qenë femër. Bëhet fjalë për Park Eun-Seon, 26 vjeçare, 1,80 metra e gjatë, 74 kilogramë, sulmuese e Seoul City Hall Amazones, skuadër që luan në elitën e futbollit koreano-jugor.

"Natyra e gjinisë së Park është një çështje që nuk duhet të jetë temë diskutimi apo hamendjeje", u shpreh ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i ekipit, Kim Jun-Soo, në një konferencë për shtyp pas kërkesës së gjashtë skuadrave të kampionatit profesionist për t’i bërë testet futbollistes.

Drejtuesi u kujtuar të gjithë klubeve se Park është përfaqësuese e Koresë së Jugut dhe se ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike "Athinë 2004". Në këtë rast mund të ndërhyjë edhe FIFA.

Park ka realizuar 19 gola në 22 ndeshje gjatë sezonit të fundit. /albeu.com/

Shtuar më 12/11/2013, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori