Futbollisti dhunon rëndë arbitrin, i cili më pas përfundoi në spital (VIDEO)
Në argjentinë ka ndodhur sërish dhunë por këtë herë ndaj arbitrave dhe jo midis tifozëve. Së fundmi një arbitër është dhunuar rëndë nga një futbollist gjatë finales së "Liga Posadeña".

Dueli mes Mitre dhe Sporting Club de Santo Pipo përfundoi tragjikisht, pasi arbitri i ndeshjes u godit nga Luis Maciel dhe përfundoi në spital.

Ndërkohë futbollisti i cili dhunoi arbitrin u dërgua në stacionin e policisë por u lirua pak orë më vonë.

Në fakt e gjithë ngjarja ndodhi kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i lojës, kohë në të cilën vendësit po fitonin 3-1.

Arbitri i tregoi kartonin e dytë të verdhë lojtarit Matias Benitez, të Sporting. Partneri i tij, Luis Maciel, e goditi dy herë arbitrin, i cili u shemb përtokë. /albeu.com/

Shtuar më 18/12/2018, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori