Gabbiadini-Okaka Show, Sampdoria mposht Torinon (VIDEO)
Sampdoria e Sinisa Mihajlovic siguron fitoren e parë sezonale në Serie A pasi kaloi 2-0 Torinon në "Luiggi Ferraris" me gola të Gabbiadinit dhe Okakas. Një 90 minutësh eë luajt në Gjenovë ku sinjalin e parë e dha pikërisht Gabbiadini me një goditje nga distanca në minutën e 29-të por Padelli priti me lehtësi, ndërsa 5 minuta më vonë, sulmuesi i Sampdorias ekzekutoi me saktësi një goditje dënimi duke kaluar në avantazh ekipin e presidentit Ferrero.

Skuadra Granata nuk u pajtua me këtë rezultat pasi Maksimovic dhe Moretti tentuan në minutat e fundit të pjesës së parë për të vendosur barazpeshën.

45 minutat e dyta nisën me të njëjtin ritëm. Fabio Quagliarella rrezikoi në të 57-ën por topi i tij kaloi mbi tranversë, ndërsa Gabbiadini u kundërpërgjigj me një transversë 8 minuta më vonë.

Ishte sulmuesi Okaka që me një incursion personal mbylli llogaritë e kësaj sfide, duke i dhuruar qetësi Sampdorias që numëron kështu 4 pikë pas 2 javëve të para, ndërsa Torino mbetet 1 pikë pas barazimit në javën e parë kundër Interit. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori