Gafa e vitit vjen nga Kupa e Azisë (VIDEO)
Jordania siguroi fazën play-off të Kupës së Azisë, pas fitores 2-0 që regjistroi kundër Sirisë.

Golat e Al-Tamari dhe Khattab i dhanë fitoren e dytë në grupin B, por në memorien e shumë tifozëve nuk do të mbetet gjatë asnjë nga golat. Ajo që bëri përshtypje nga kjo përballje, ku më pas bëri xhiron e botës brenda pak minutash ishte një goditje dënimi.

Në fakt një skemë e futbollistëve vendas. Abdel-Rahman u nis për të goditur, por u ndal për të shpërqendruar mbrojtjen mike. Rawashdeh tentoi të gjej të papërgatitur portierin, duke ftuar në goditje shokun e tij të skuadrës. Megjithatë goditja e Al-Tamari la për të dëshiruar.

21 vjeçari goditi keq me të majtën, duke pasur si objektiv tribunat. Padyshim, ky ekzekutim do të mbahet mend si një nga gafat e vitit 2019.
Shtuar më 11/01/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori