Gafë fatale që në minutën e 2, Shkodran Mustafi është histori më vete te Arsenali (VIDEO)
Futbollistët shqiptarë që janë pjesë e
Arsenalit do të përfundojnë gjithmonë në qendër të kritikave sa i
përket tifozëve.
Ironitë vërshojnë në rrjetet sociale sa i
përket nivelit që tregojnë për “topçinjtë” dhe këtë herë ishte radha e Shkodran Mustafit.
Mbrojtësi ka bërë një gabim fatal në ndeshjen kundër Manchester City që në minutën e dytë të takimit dhe kjo i ka kushtuar golin e parë
Arsenalit.
Mustafi nuk arrin që të lexojë idenë e lojës, duke e lënë tërësisht të pambuluar në zonë Gabriel Jesus që duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë pas krosimit të Zinchenkos.
Një ndeshje kjo e vlefshme për “EFL Cup” dhe që përfundoi në shifrat 1-4.
Arsenali po tregon edhe në drejtimin e Artetas se është shumë larg të qënit konkurrues në Angli duke vazhduar me rezultatet negative të viteve të fundit.
Shtuar më 23/12/2020,
ora 09:42