Gafë ndaj Liverpoolit, portieri i Napolit shpëton autogolin e Hysajt (VIDEO)
Portieri i Napolit, Alex Meret, bëri një ndërhyrje shpëtimtare në fitoren e skuadrës italiane 3-0 përballë Liverpoolit.

Çuditërisht pritja më e mirë e "gardianit" 22-vjeçar nuk erdhi nga një goditje e kundërshtarëve, por nga gafa e Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shkodran për të larguar topin për pak sa nuk shënoi autogol, por për ta shpëtuar mendoi portieri i cili reagoi në mënyrën më fantastike të mundshme.
Shtuar më 29/07/2019, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori