Gafë në minutat e fundit, mbrojtësi i Kombëtares i heq fitoren skuadrës së tij (VIDEO)
Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme, teksa më gafën e tij në minutat e fundit të lojës i ka hequr fitoren nga duart skuadrësEmpolit në sfidën ndaj Cagliarit.

Pas një topi të gjatë drejt zonës në minutën e 91', Veseli nuk arriti të koordinohej siç duhet duke i dhënë mundësinë sulmuesit Faris që të shfaqej i vetëm para portës duke barazuar rezultatin në 2-2.

Ky moment negativ, bëri që mbrojtësi i Kombëtares, të zgjidhej lojtari më i dobët në radhët e Empolit, duke u vlerësuar me notën 5 nga mediat italiane. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori