Galatasaray fitues i derbit me Beshiktashin (VIDEO)
Galatasaray
Derbi i futbollit turk mes Beshiktashit dhe Galatasarayt i zhvilluar sonte ka përfunduar me rezultat 2-0 për Galataray.

Galata triumfoi 2:0 në udhëtim për t’iu afruar kreut të renditjes në Superligën turke.

Golat për mysafirët u shënuan nga Felipe Melo (50’) dhe Burak Yilmaz (90’) ndërsa vendasit nuk arritëntë shënojnë.

Vlen të përmendet fakti se nga minuta e 62-të, Beshiktash luajti me një futollist më pak pas përjashtimit me të kuq të futbollistit Veli Kavlak.

Me këtë fitore, Galatasaray renditet i treti me 35 pikë me po aq pikë sa ka edhe Beshiktash porqë është i dyti. Tabelën e kryeson fenerabhçe me 36 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori