Gallata në sfidën Teuta-Kukësi: "O xhuxh do shkallë, të japësh intervistën!"
Kukësi arrti një fitore të rëndësishme dje në Durrës ndaj Teutës, por momenti më pikant ka qenë në përfundimin e ndeshjes.

Në dalje të stadiumit, mbrojtësi i Teutës Silvestër Shkalla i drejtohet Nijaz Lenës së Kukësit me këto fjalë: “O xhuxh, do shkallë të japësh intervistën!”.

Ndërsa mesfushori i Kukësit, që ka luajtur sezonin e kaluar me Teutën, i dha këtë përgjigje: “Ore lojtar stoli, shiko të luash ti, lëri shkallët se shkallë je vetë, por nuk po ngjitesh”, shkruan "Panorama Sport".

Natyrisht që gjithçka ka mbetur në kuardin e shakasë pasi të dy këta futbollistë janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Shtuar më 16/04/2017, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori