Gashi i përgjigjet me tripletë trajnerit të tij në Kupë (VIDEO)
Pëlqej
Shkëlzen Gashi i ka dhënë një përgjigje të menjëherë trajnerit të tij te Baseli Fischer, duke shënuar 3 gola në Kupën e Zvicrës.
Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 1-5 të Bazelit ndaj modestëve të Muttenz, ndeshje e vlefshme për Kupën e Zvicrës.

Gashi shënoi tre gola, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Ai gjeti rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 35 të takimit, më pas në të 62 dhe 10 minuta më vonë, në të 72. Ky i fundit ishte me të vërtet spektakolar. Dy golat e tjerë për Bazelin u shënuan nga shqiptari tjetër, Albian Ajeti dhe Hoegh.

Që me ardhjen e Fischer në stolin e kampionëve zviceran, Gashi nuk është më një titullar i padiskutueshëm. Për këtë, trajneri ka marrë jo pak kritika dhe vërshëllima nga tifozët e skuadrës./albeu.com/
Shtuar më 29/10/2015, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori