Gazetari i njohur spanjoll: Lëvizja e shekullit, sakrifikohet Ronaldo (VIDEO)


Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në verë. Sulmuesi portugez ka shfaqur shpesh pakënaqësi këtë sezon, ndërkohë që nëse nuk arrin të fitojë me bardhezinjtë Champions League, ai do ta mbyllë aventurën e tij në Torino.

Ky lajm vjen nga Spanja dhe bëhet më interesant kur mësohen lëvizjet që ka në plan Juventusi. Gazetari i njohur, Eduardo Inda, zbulon dy objektivat e bardhezinjve dhe bëhet fjalë për dy emra të mëdhenj të futbollit botëror.

"Klubi i Juventusit do dëshironte të transferojë në Torino Paul Pogba e Kylian Mbappe, ndaj për arsye financiare duhet të shesë vetëm Cristiano Ronaldon", është shprehur Inda.
Shtuar më 21/11/2019, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori