Giampaolo Pazzini shkatërron Bolognan (VIDEO)
Giampaolo Pazzini (Milan)
Milani ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 kundër Bolognas, që ishte dhe fitorja e parë këtë sezon.

Goli i parë për Giampaolo Pazzinin me fanellën e Milanit që normalisht duhet të ndezi ekipin e Allegrit erdhi në minutën e 16-të nga penalltia.

Edhe kundërpërgjigjia e Bolognas erdhi nga pika e bardhë në minutën e 41-të nga Alessandro Diamanti.

Me një Milan përgjithësisht të vakët duhet një zgjidhje e çmendur dhe askush nuk mund ta bëjë më mirë këtë se Giampaolo Pazzini që shfrytëzon një gabim të portierit vendas duke shënuar për 1-2 (77').

Por shou i “pazzo-s” nuk ka përfunduar pasi në minutën e 86-të shënon dhe golin e tretë. 1-3 për Milanin me numrin 11-të sërish për protagonist, vetëm se jo atë të Zllatan Ibrahimovic, por të Giampaolo Pazzinit që të paktën në mbrëmjen bolonjeze konfirmohet si shtylla e sulmit milanist. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2012, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori