Gjatë javës pastrues koshash dhe në fundjavë futbollist, lojtari përballet me Totenhem (VIDEO)
Një rast i veçant vjen nga Anglia. Shorti në FA Cup ka vënë Totehmemin përballë skuadrës Marine.

Këta të fundit janë një ekip amator anglez, që do të kenë mundësinë të ndeshen me yjet e Premier League dhe një trajner specialist si Murinjo.

Në radhët e kësaj skuadre gjendet një lojtar 22-vjeçar, që pasionin e tij për futbollin nuk e ka braktisur asnjëherë.

Gjatë gjithë javës Xhejms Barrigan punon si pastrues i koshave të plehrave, ndërsa në fundjavë heq dorashkat dhe jelekun për të veshur fanellën e futbollit dhe për të zbritur në fushën e lojës.

Një fat i madh për të, që nga puna e tij e javës shkon në stadium dhe sheh përpara emra si Kejn, Son, Bejl apo edhe lojtarë të tjerë të Totenhemit.
Shtuar më 10/01/2021, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori