Falë Polit,
oktapodët kanë dhënë prova se janë të saktë në parashikime, duke qenë se në 2010 ai parashikoi saktë të gjitha ndeshjet e kombëtares gjermane dhe gjithashtu dhe finalen e Botërorit. Katër vjet më pas për të parashikuar fituesin e një supersfide si ajo mes Gjermanisë dhe Portugalisë, drejtuesit e kopshtit zoologjik të Berlinit kanë përzgjedhur sërish një tjetër
oktapod, të quajtur
Reggina.
Për të evituar dhe polemikat me vazo me ushqim, këtë herë
gjermanët janë treguar më fair se kurrë duke vendosur vetëm dy flamur, dhe oktapodi
Reggina, vajti e zgjodhi si fitues të ndeshjes së të hënës, pikërisht Gjermaninë.
Në rast se dikush kërkon të bëjë polemikë me vendimin e Regginës, duke e etiketuar atë si
oktapod gjerman, atëherë u vendos që parashikimi të bëhej dhe nga një
Armadillo, ku këtij të fundit ju vunë në kafazin e tij tre topa, një dhe për X, dhe
Armadillo Norman vajti e zgjodhi pikërisht topin me flamurin
gjerman, duke cuar të paktën në parashikime 2-0 rezultatin për
gjermanët. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014,
ora 14:00