Gjermania bën detyrën, vendosin Mustafi dhe Shvajni (VIDEO)
Gjermania e nis me këmbën e mbarë aventurën në “Euro 2016”. Për të koleksionuar suksesin e parë ndaj Ukrainës ka menduar një shqiptar, Shkodran Mustafi dhe Shvajnshtanger.

Mbrojtësi i Kombëtares së panterave realizoi golin e parë në minutën e 19-të të ndeshjes pas një goditje të bukur me kokë.

Khedira humbi një tjetër rast për të dyfishuar shifrat, ndërkohë që Ukraina shpërdori disa mundësi të mira shënimi, por portieri Neuer bëri disa pritje fantastike.

Ndërkohë që në një rast Boateng e shpëtoi Gjermaninë nga një gol i sigurt duke e hequr topin nga vija. Për të mbyllur sfidën mendoi Shvajnshtanger duke shënuar në minutën e fundit pas një kundërsulmi. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori