Gjermania nuk shkon më shumë se barazimi përballë Serbisë (VIDEO)
Gjermania e mbylli në barazim, provën gjenerale para ndeshjes së parë në eliminatore, ndaj Holandës në transfertë.

Në "Volksvagen Arena" të Volfsburgut, "pancerat" barazuan 1-1 përballë Serbisë. Ballkanasit shtangën ekipin e Lëvit, që në minutën e 12-të, ku pas një goditje këndi, Joviç u gjend i vetëm në zonë, dhe shënoi me kokë përballë Nojerit.

Gjithsesi, gjermanët reaguan, duke provuar disa herë me Rojsh apo Gundogan, por goli i barazimit erdhi vetëmminutën e 69-të, me Leon Gorenckën, për të mos shënuar më deri në fund.

Takimin tjetër ndaj Holandës, Gjermania e luan në datën 24, në transfertë ndaj Holandës. /albeu.com/


Shtuar më 20/03/2019, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori