Gjermania U-19, kampione e Europës (VIDEO)
Pëlqej
Një tjetër dëshmi se triumfi i Gjermanisë në Kupën e Botës ishte fryt i një pune afatgjatë të programuar më së miri vjen nga panzerat e vegjël. Gjermania e 19-vjeçarëve u kurorëzua kampione e Europës për këtë grupmoshë me fitoren 1-0 në finalen ndaj Portugalisë në Budapest. Në "Ferenc Stadion" Gjermania kërkoi me ngulm golin gjatë gjithë pjesës së parë dhe e gjeti atë në minutën e 39-të me Hany Mukhtar.

Ndeshja vijoi me ritëm dhe të dyja skuadrat patën shanset e tyre, por Portugalia vuajti përballë një mbrojtje të organizuar në perfeksion nga 19-vjeçarët gjermanë që siguruan titullin kampion Europe në kategorinë 19 vjeç për të dytën herë në historinë e Gjermanisë pas triumfit të arritur në vitin 2008, ndërsa bashkëmoshatarëve të tyre portugezë, ju mbetet si ngushëllim vetëm fakti se përballë gjermanëve të paktën luajtën me kokën lart pa pësuar një disfatë të rëndë në shifrat 4-0 si ajo e vëllezërve të tyre më të mëdhenj në Kupën e Botës. /albeu.com/

Golin mund ta shihni në linkun e mëposhtëm:

http://www.tvgolo.com/en/match-highlights-1406810188---48
Shtuar më 01/08/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori