Gjykata e liroi, shikoni pritjen madhështore që i bënë fansat Ronaldinhos jashtë burgut (VIDEO)



I vënë pas hekurave në fillim të marsit, legjenda e futbollit brazilian Ronaldinho u la I lira nga drejtësia paraguajane mbrëmjen e së martës.

Të shumtë ishin personat të cilët qëndruan në dyert e gjykatës për të pritur, DInhon për ta parë teksa dilte.

Shumë gazetarë ishin të pranishëm, gjithashtu edhe tifozë të fituesit të topit të artë ishin prezent. Njëri prej tyre madje arriti t’i marrë një autograf Ronnie, përpara se ky i fundit të hipte në një makinë, dhe të largohej.

Dinhos do t’i duhet të qëndrojë në një hotel në Asuncion, kryeqytetin e vendit, ku është vendosur nën mbikëqyrjen nga autoritetet.

Kujtojmë që Ronaldinho ka marrë masën arrest shtëpie nga gjykata, të vcilin do ta kryej në hotel.
Shtuar më 08/04/2020, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori