Goditi Thiago Mottan, 6 muaj pezullim për Brandaon (VIDEO)
Pëlqej
Jo dy vjet, jo një vit, por 6 muaj. Është ky ndëshkimi për një futbollist fajtor për faktin se gjuajti me qëllim me kokë në fytyrë një kundërshtar, duke i shkaktuar një frakturë në kockën e hundës. Protagonisti është Brandao, sulmuesi i Bastia, viktima Thiago Motta, që u godit në fytyrë në 16 gushtin e kaluar, në përfundim të javës së dytë të kampionatit në tunelin e stadiumit "Parc des Princes".

Brandao realisht që është përkedhelur nga komisioni disiplinor do të mund të luajë sërish nga 22 shkurti i 2015, edhe pse me gjykimin penal rrezikon deri në 3 vjet burg.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Disiplinor, avokati i brazilianit rindërtoi kontekstin e dinamikës, duke e transformuar Brandaon në viktimë të fyerjeve me karakter racist nga Thiago Motta. Ital-braziliani që ishte prezent në ballafaqim përgënjeshtroi gjithçka.

Braziliani nuk i ka kërkuar kurrë falje mesfushorit të Paris Saint Germain, por gjithsesi është dhe objekt i drejtësisë penale. Procesi është përcaktuar të zhvillohet në 3 nëntor dhe në gjykatë Brandao rrezikon deri në 3 vjet burg, 45 mijë euro gjobë dhe një përjashtim nga jeta sportive për plot 5 vjet. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori