Goditja e fundit e Milanit: Vjen Giacomo Bonaventura (VIDEO)
Pëlqej
Pas Van Ginkel dhe Fernando Torres Milan merr edhe Bonaventuran. Mesfushori u ble nga Atalanta për shumën e 7 milionë eurove. Kuqezinjtë kërkuan Biabiany nga Parma duke ofruar edhe kartonin e Cristian Zaccardo, por ky i fundit nuk donte të rikthehej në klubin emilian.

Pas kësaj Milani shiti të riun Cristante te Benfica për 6 milionë euro dhe huazoi portierin Gabriel te Carpi. Me përfitimet nga këto dy largime "Djalli" mundi të merrte mesfushorin italian Giacomo Bonaventura. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori