Alexis Sanchez mori duartrokitijet e "Emirates Stadium" pas golit spektakolar që shënoi mbrëmjen e djeshme përballë Southampton në Capital One Cup.
Ish sulmuesi i Barcelonës ekzekutoi në mënyrë perfekte një
goditje dënimi jashtë zone duk e çuar topin në këndin më të largët të portës kundërshtare dhe duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Arsenalit.
Për fat të keq "Topçinjtë" pësuan dy gola të tjerë më pas duke u eleminuar nga Kupa. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014,
ora 10:18