Gol mjeshtëror i Luis Suarez (VIDEO)
Pas ndeshjeve të kombëtareve java e 12 e Premier League-s startoi me një super-ndeshje, Everton-Liverpool. Derbi i Merseyside , ashtu siç parashikohej, dhuroi gola dhe spektakël përgjatë 90 minutave të tij. Ndeshja përfundoi në barazim 3-3 ku një prej golave e shënoi Luis Suarez.

Uruguajani i dha avantazhin e përkohshëm Liverpool-it në minutën e 19 falë një goditje mjeshtërore dënimi që ngriti në peshë futbollistët dhe tifozët e "The Reds". /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2013, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori