Gol spektakolar nga "plaku" Pandev, shënon nga 43 metra distancë (VIDEO)


Genoa po fiton me rezultatin 2-0 ndaj Lecces në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të në Serie-A.

Goli i parë i kësaj sfide u shënua nga Goran Pandev. Futbollisti 36 vjeçar përfitoi nga një gabim i portierit dhe goditi topin nga 43 metra duke e çuar drejt e në rrjetë.

Pa dyshim edhe pse vitet i rëndojnë mbi supe, Pandev, ka akoma dëshirën për të luajtur dhe për të shënuar.

Shtuar më 08/12/2019, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori