Goli i Muriqit i jep fitoren Fenerbahces (VIDEO)
Fenerbahce ka mposhtur Denizlisporin me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës turke.

Për këto tri pikë të fituara më meritori ishte Vedat Muriqi i cili fillimisht ndihmi në golin e parë, e më pas realizoi vet.

minutën e 39-të, ylli i Kosovës preku shtyllën me kokë, ku më pas topi i kthyer e gjeti të lirë Cigerci i cili relizoi lehtësisht.

Vendasit ngushtuan rezultatin në minutën e 73-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Fenerbahce është në vendin e tretë me 14 pikë, tri pikë më pak se kryesuesi Alanyaspor.

Në anën tjetër, ky ishte goli i katërt i Vedat Muriqit këtë sezon në Superligën turke.
Shtuar më 20/10/2019, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori