Faqja zyrtare e UEFA
Champions League ka publikuar golin më të bukur të
javës.
Barcelona mposhti Chelsea me shifrat e përgjithshme 3-0 ku Messi shënoi një dopietë.
Goli më i bukur është zgjedhur ai i Leo Messit i dyti kundër Chelseat, duke shmangur tre lojtarët e Bluve të Londrës, dhe duke i futur topin mes këmbëve Thibaut Chourtois.
Ky gol është njëri prej më të mirëve që u shënua në
Champions javën e kaluar.
Dembele mori vendin e dytë, të tretin Dybala, të katërtin Ben Yedder dhe i pesti Lang i skuadrës zvicerane të Baselit. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018,
ora 18:10