Policia po heton për një hajdut që ka hyrë në shtëpinë e futbollistit Cristiano
Ronaldo në
Madeira.
Mediat e huaja raportojnë se hajduti ka hyrë në banesën e tij
nëpërmjet derës së
garazhit ndërkohë që futbollisti nuk ishte në shtëpi.
Një i afërm i Ronaldos ngriti alarmin mëngjesin e së mërkurës, kur
Ronaldo kishte një ndeshje kundër Spanjës.
Media lokale Diario de Noticias
Madeira njofton se hajduti shfrytëzoi mundësinë për të hyrë përmes
garazhit, dera e të cilit u hap nga një punonjës i mirëmbajtjes.
Një bluze e Juventusit e firmosur, me vlerë 180 paund thuhet se është pjesë e gjërave të marra së bashku me të tjera.
Policia ka identifikuar hajdutin
nëpërmjet kamerave, por ende nuk është bërë asnjë arrest.
Shtuar më 08/10/2020,
ora 16:35