Grabitja e bujshme ndaj Ozil-Kolasinac, kapet autori i ngjarjes (VIDEO)
Autoritentoi grabitjen e bujshme ndaj dyshes Ozil-Kolasinac është zbuluar. Pak momente më parë, mediat në Angli kanë raportuar se Ashley Smith ka pranuar se ka qenë ai autori i grabitjes së bujshme, që mbeti në tentativë ndaj futbollistëve të Arsenalit.

25 korrikun e këtij viti 30-vjeçari tentoi të grabiste dyshen e topçinjve, teksa edhe u konfrontua fizikisht me boshnjakun Sead Kolasinac. Fatmirësisht ngjarja kaloi pa pasoja për futbollistët, teksa kur kanë kaluar diçka më shumë se dy muaj, fajtori është gjetur.

Ashley Smith do të përballet me drejtësinë me 1 nëntor, ku edhe do të mësojë dënimin e tij për veprën e kryer.
Shtuar më 03/10/2019, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori