Granada "hedh në erë" Seviljan (VIDEO)
Suprizë e madhe në ndeshjen e fundit të javës së 11-të në kampionatin spanjoll të futbollit. Sevilja mundet në shtëpi nga Granada me rezultatin 1 me 2.

Ndeshja e luajtur mbrëmë në orën 21:00, ishte e fundit për këtë javë në La Liga dhe vendasit ishin super favoritë para saj.

Dhe kështu nisi. Sevilja kaloi në avantazh që në minutën e 2-të me Moral dhe deri në minutën e 80-të ishte ajo që kontrollonte lojën. Por supriza ishte në fund. Miqtë barazuan në minutën e 80-të dhe kaluan në avantazh në minutën e fundit të takimit.

Granada është skuadër debutuese këtë vit në Ligën e Parë Spanjolle. /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2011, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori