Grezda përfundon në tribunë, Rangers fiton derbin ndaj Celtic (VIDEO)
Rangersi i Eros Grezdës triumfoi 1-0 në derbi ndaj Celtic, në javën e 21 të kampionatit skocez të futbollit.

Mesfushori i Kombëtares, nuk ishte i grumbulluar në përballjen e sotme, teksa e ndoqi ndeshjen nga tribuna.

Ishte goli i Xhek në minutën e 30-të, i dha fitoren skuadrës së Stiven Gerardbarazoi me pikë rivalët e Celtic edhe pse ata kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Nuk dihet se çfarë po ndodh me futbollistin e Kombëtares shqiptare, pasi për të dytën ndeshje radhazi, nuk grumbullohet nga trajneri Gerard. /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2018, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori