Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Griezmann merr për "dore" Barcelonën, katalanasit dhurojnë spektakël ndaj Betisit (VIDEO)
Barcelona ka marrë një fitore spektakolare ndaj Betisit, në "Camp Nou", me rezultatin 5-2.

Skuadra e Ernesto Valverdes, ka arritur të përmbysë rezultatin, me Grizmanin protagonist, i cili shënoi 2 gola dhe dhuroi një asist.

Fekir kaloi Betisin në avantazh në minutën e 15-t dhe i dha shumë shpresa skuadrës së tij për një rezultat të mirë.

Por, Griezmann nuk mendoi kështu dhe me dy golaminutën e 41-t dhe të 50-t përmbysi gjithçka. Perez, Jordi Alba dhe Vidal me një asistGriezmann, kanë mbyllur llogaritë për katalanasit, të cilët pësuan dhe një gol nga Loren në minutën e 79-t.

Një fitore që kënaq tifozët dhe risjellë entuziasmin, pas humbjes nga Atletico Bilbao javën e kaluar.
Shtuar më 25/08/2019, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori