Griezmann si lojtar i Barcelonës: Babai im më mësoi se trenat nuk kalojnë vetëm një herë (VIDEO)
Antoine Griezmann ka shpjeguar vendimin e tij për të refuzuar Barcelonën në verën e vitit 2018, duke deklaruar se ai gjithmonë besonte se do të kishte një shans tjetër për të bërë këtë veprim.

Vendimi për të refuzuar katalunasit shkaktoi trazim vitin e kaluar, veçanërisht mënyrën në të cilën ai i refuzoi.

Por, vetëm një vit më pas sulmuesi francez e ka përfunduar kalimin e tij nga Atletico Madrid te Barcelona.

Një histori interesante e Griezmann me babanë e tij në lidhje me refuzimin që i bëri gjigantit nga Camp Nou tregohet në një videopostuar në Twitter.

“Babai më mësoi si fëmijë që trenat nuk kalojnë vetëm një herë”.

“Ka ardhur koha për të pranuar sfidën e një destinacioni të ri.

“Unë do të mbroj fanellën e Barcelonës me përkushtim dhe angazhim. Është momenti ynë, është rruga jonë”, thuhet në videon e postuar nga Barcelona.

Griezmann do të prezantohet të dielën nga ora 18:15, pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore në mëngjes.
Shtuar më 13/07/2019, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori