Grupi H përcjell ekipin e rradhës në "Rusi 2018" (VIDEO)
Belgjika është skuadra e gjashtë që siguron biletën për në BOtërorin 2018. “Djajtë” e drejtuar nga Roberto Martinez arritën një fitore të rëndësishme në Greqi 2-1 që i zyrtarizon në vendin e parë të Grupit H me 22 pikë në 8 ndeshje.

Jan Vertonghen kaloi në avantazh miqtë në minutën e 70, por Zeca vendosi barazpeshën 3 minuta më vonë. Njeriu që siguroi biletën e botërorit për Belgjikën është Romelu Lukaku që në minutën e 75 realizoi golin e fitores për Belgjikën. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Bosnje Hercegovina shkatërroi 4-0 Gjibraltarin. Edin Dzeko hapi serinë e golave dhe më pas Kenan Kodro dyfishoi për t’ia lënë radhën Senad Lulic. Sërish Dzekominutën e 85 realizoi edhe golin e dytë.

Takimi tjetër mes Estonisë dhe Qipros po në këtë grup u mbyll me fitoren minimale 1-0 të vendasve. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori