Hap fals për Stoke Cityn e Shaqirit, barazon me West Hamin (VIDEO)

Pëlqej
West Ham dhe Stoke City kanë barazuar 1-1 në "Olympic Stadium", ndeshje e vlefshme për javën e 33 të Premier Leagues angleze.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 0-0, me West Ham që kishte mundësi më të mira për shënim.

Të parët në avantazh kaluan miqtë me golin e Peter Crouch në minutën e 79'-të.

Goditjen e Shaqirit nuk arriti ta pret si duhet Joe Hart dhe aty ishte këmbëgjati Crouch që e shndërroi në gol topin e kthyer.

Por londinezët luajtën me shpirt deri në fund, pasi barazuan në minutën 90'-të me golin e Andy Carroll.

Pas këtij barazimi Stoke i Shaqirit pozicionohet në vendin e 19 me 28 pikë, ndërsa West Ham në vendin e 14 me 35 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori