Chelsea është ndalur në një barazim pa gola nga Evertoni në "Stamford Bridge".
Të kaltrit dështuan ta gjenin rrjetën e
portës së vizitorëve nga
Liverpooli, përkundër rasteve të pareshtura gjatë gjithë ndeshjes.
Chelsea kontrolloi dhe dominoi ndeshjen me 68% mbajtje të topit, derisa pati 14
goditje në drejtim të
portës së
Evertonit, krahasuar me miqtë që patën vetëm 6
goditje në drejtim të
portës kundërshtare.
Ndërsa, katër
goditje në kornizën e Jordan Pickford ishin përpjekje të pasuksesshëm të lojtarëve të Chelseat për ta mposhtur atë.
Pas këtij barazimi
Chelsea ka 28 pikë në vendin e tretë, dy më pak se
Liverpooli në vendin e parë dhe një më shumë se Tottenhami në vendin e katërt.
Shtuar më 11/11/2018,
ora 17:15