Henry kritikon Chichariton: Thua fitoi Kupën e Botës?! (VIDEO)
Ish ylli i Francës dhe Arsenal Thierry Henry kritikon sulmuesin e Real Madrid Javier Hernandez. "Chicharito" dërgoi "Los Blancos" në gjysmëfinalet e Champions League falë golit të djeshëm kundër Atletico Madrid, por francezit nuk i ka pëlqyer mënyra e festimit.

"Ai kishte disa shanse gjatë ndeshjes, por mund t'iu them se ai duhet të falënderojë Ronaldon. Ai festoi golin vetëm, për mua ai ishte goli i Ronaldos", ka thënë Henry për "Sky Sports".

"Ajo çfarë nuk më pëlqeu ishte fakti se pas golit festoi sikur kishte fituar Kupën e Botës. Ai duhej të kthehej pas dhe të festonte me Ronaldon", ka shtuar Thierry Henry. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori