Heroi Mertens, Napoli fiton me vështirësi ndaj Bolognas (VIDEO)
Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme sot ndaj Bolognas me rezultatin 3-2 në "San Paolo".

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16' pas një goli të shënuar nga Milik.

Bologna barazoi rezultatinminutën e 35' me golin e Santander.

Milik ktheu epërsinë e vendasve në minutën e 51', megjithatë gjysmë ore më pas Danilo barazoi përsëri rezultatin.

Shpëtimtari Dries Mertens realizoi me një goditje të fuqishme nga largësia për ta vulosur përfundimisht fitoren e Napolit.

Pas kësaj fitoreje Napoli tani grumbullon 44 pikë, nëntë më pak se lideri Juventus dhe pesë më shumë se Interit, që renditet i treti. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2018, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori