Heroi Muric, City kualifikohet në gjysmëfinale të Caraba Cup (VIDEO)
Pëlqej
Kanë përfunduar me barazim 90 minuta të ndeshjes Leicester City-Manchester City, ndeshje kjo në kuadër të çerekfinales së Carabao Cup, gjë që janë dashur penalltitë për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje. Hero i kësaj ndeshje ishte Aro Muric që priti dy penallti për City duke e kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup

Pjesën e parë e fitoi Manchester City, pas një supergoli te të rikthyerit nga lëndimi, Kevin De Bryene në minutën e 14'.

Në pjesën e dytë Leicestser pati më shumë nga loja dhe arriti që ta barazoi rezultatin në minutën e 73-të.

Ishte Albrighton, ish lojtari i Aston Villas që barazoi pas një topi të mirë që mori nga Ndidi.

Pas golit të barazimit, Mahrez kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por topi kaloi jashtë.

Pas kësaj u desh të ekzekutohen penalltitë, ku në portë për Cityn ishte Aro Muric, portieri i Kombëtares se Kosovës.

Nga ekzekutimi i penalltive, Fughs nga Leicester dhe Sterling i humben penalltitë e dyta, kurse Muric priti penalltinë e Madisson dhe Soyncu.

Kështu City është skuadra e dytë pas Burton Albion që kalon në gjysmëfinalekësaj kupe.
Shtuar më 18/12/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori