Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo
Higuain, ka folur për Kupën e
Botës 2014 dhe rastin e artë të humbur, i cili i kushtoi me Argjentinës me trofeun e humbur kundër Gjermanisë.
Gjermani e fitoi Botërorin e 2014-es falë një goli në vazhdime nga Mario Gotze, por Argjentina ka mundur të shpallej kampione e
botës sikur
Higuain të shënonte në mundësinë e atë që e kishte para se ndeshja të shkonte në kohën shtesë, transmeton Gazeta Express.
“Ishte një lëvizje e papritur, e mora
topin dhe fatkeqësisht nuk munda të shënoj. Mbaj në mend që e bëra gjënë e parë që më
erdhi në mendje, por nuk e di
nëse do ta bëja të njëjtën gjë
nëse do të ndodhte tani”, tha
Higuain për Sky Sports.
Por, ai ka këmbëngulur nuk ka qenë aq e lehtë për të të shënonte siç duket në televizion.
“Unë isha i kthyer me shpinë duke vrapuar kur më
erdhi topi. Mbrojtësi që ishte 15 metra larg meje ma pasoi
topin dhe unë u ktheva drejt portës. Duket më e lehtë seç ishte”, shtoi ai.
Shtuar më 26/09/2019,
ora 16:09