Holanda ka mbajtur gjallë shanset e saj për kualifikimin në Euro 2020 duke fituar 3-2 në fushën e Gjermanisë, pasi kjo e fundit e kishte mundur në mars me
shifrat 3-2. Skuadra e Kuman u imponua sot 4-2 në stadiumin e Hamburgut ku një humbje do ta linte shumë pas Irlandës së
Veriut që kryeson grupin.
Katër fitoret e Irlandës së
Veriut në po aq ndeshje kishin bërë thuajse një finale për Holandën
duelin e sotëm dhe dukej se ata po e humbnin këtë
mundësi të fundit, kur Gnabri që në minutën e 9 gjeti rrjetën. Reagimi erdhi në pjesën e dytë, kur aktivizimi i Malen dhe Proper i dha shpejtësi holandezëve. De Jong barazoi
shifrat e pak minuta më vonë Depaj detyroi Tah të shtynte topin në portën e vet.
Penalltia e Kros barazoi rezultatin, por Malen ishte ai që çoi
shifrat në 3-2 në fund të 20 minutave të çmendur ku krijoheshin raste sa në një portë, në tjetrën. Në fund, Vijnaldum i vuri vulën rezultatit me një kundërsulm të shpejtë që mbylli
duelin.
Me këto tre pikë,
Holanda shkon në 6 pas 3 ndeshjesh dhe tashmë ka përsëri
mundësi reale të kapë Irlandën e
Veriut, ndërsa Gjermania është në kuotën e 9 pikëve pas 4 ndeshjesh dhe ashtu si holandezëve, tani nuk i lejohen më hapa fals.
Shtuar më 06/09/2019,
ora 22:41