Douglas
Costa vendosi ndeshjen e Juventusit mbrëmjen e sotme përballë Lokomotivës së Moskës, me një gol spektakolar në minutën e 93-të.
Braziliani ndaloi të fliste për mikrofonët e “Sky” pas ndeshjes, ku u shpreh: “Ky është një nga golat më të
rëndësishëm që kam
shënuar me fanellën e Juves. Jam i lumtur që u futa dhe ndihmova ekipin.
Roli në fushë? E kam bërë ‘playmaker’ 5 apo 6 vite më parë, por tani duhet të
përshtatem sërish. Përveç të ftohtit që nuk jemi mësuar, këtë mbrëmje treguam se luajtëm si një skuadër dhe ia dolëm të arrijmë një sukses të
rëndësishëm, që na kualifikon për më tej”.
Shtuar më 06/11/2019,
ora 21:41