Humb City (VIDEO)
Manchester City ka humbur me rezultatin 4:2 përballë Southemptonit në fushën e këtij të fundit.

Megjithëse City ka dominuar mbajtjen e topit, vendasit ishin më të mirë në fushë dhe kishin më tepër raste shënimi.

Goli i parë i takimit u shënua nga ana e Southempton me anë të Long.

Mane e dysfishoi rezultatin për vendasit.

Në minutën e 44-të shënoi Kelechi Iheanacho dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë u shënuan tre gola. Dy gola i shënoi Mane për vendasit dhe Iheanacho shënoi për miqtë.

Manchester City vazhdon të mbajë vendin e katërt në tabelë me 64 pikë duke rrezikuar disi pjesëmarrjen vitin tjetër në Champions League.

City përballet javës tjetër me Arsenalin. /Albeu.com/
Shtuar më 01/05/2016, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori