Hyka gjen golin e dytë me San Josen në Amerikë (VIDEO)
Pëlqej
Mesfushori i Kombëtares, Jahmir Hyka po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin amerikan. A i ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në fitoren e skuadrës së tij, San Jose ndaj Portland.

Mesfushori shtatshkurtër ka qenë protagonist duke hapur serinë e golave në minutën e 8. Ky gol rezulton i dyti në kampionat për shqiptarin pasi më parë kishte gjetur rrugën e rrjetës ndaj Dallasit.

Pas javës së 10, skuadra e Jahmir Hykës mban vendin e 5 me 15 pikë në divizionin e perëndimit duke ngushtuar diferencën me Portland që ndodhet dy pozicione më sipër. Gjatë këtij sezoni, Hyka është aktivizuar në 10 ndeshje dhe në 6 prej tyre e ka nisur sfidën nga minuta e parë. /albeu.com/

Shtuar më 07/05/2017, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori