Mesfushori shqiptar, Jahmir
Hyka, po kalon një formë fantastike te Luzerni pasi sërish ka shënuar dy
gola shumë të rëndësishëm në ndeshjen kundër
Baselit.
Skuadra e
Baselit kaloi shumë shpejt në avantazh me anë të Suchy, ndërsa ish-lojtari i Kombëtares shqiptare në minutën e 18-të ka barazuar shifrat në 1-1, ndërsa 12 minuta më vonë realizoi golin e dytë personal.
Por dopieta e Hykës nuk i mjaftoi ekipit të trajnerit Markus Babbel të shmangte humbjen, pasi Marc Janko u dha suksesin kampionëve në fuqi të Zvicrës me dy
gola në minutat 70’ dhe 79’.
Mesfushori shtatshkurtër ngjitet në kuotën e tre golave në kampionat, ndërsa disfata e zbret Luzern-ën në vendin e tretë, me Basel-in që shkëputet i vetëm në krye me pikë të plota pas tri javëve të para të Super League-s zvicerane.
Shtuar më 07/08/2016,
ora 15:27