I dhuroi fitoren në sekondat e fundit, Mourinho tallet me Son (VIDEO)
Heung-Min Son ishte padyshim heroi i Tottenham pasditen e sotme në përballjen me Aston Villën, pasi koreano-jugori shënoi dy gola në fitoren 2-3, ku njëri prej tyre ishte ai i shënuar në minutën e 94-të.

Pavarësisht se ishte heroi i ekipit të tij, Son dallohet edhe për rastet që humb. Lidhur me këtë gjë, trajneri Jose Mourinho ka vendosur që të bëjë një shaka përpara kamerave me lojtarin e tij.

Në momentin që Son po fliste për mediat, ai është pyetur sa i përket golave, dhe në atë moment është afruar Mourinho, i cili duke qeshur ka thënë: “E ke fjalën për golat e shënuar apo golat që ai humb?”, si për të treguar që Son humb shumë raste. Shakaja e “Special One” është pritur me të qeshura edhe nga vetë Son.
Shtuar më 16/02/2020, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori